Skip to content

Aksident me humbje jete në aksin Fier-Vlorë, trupi i 23-vjeçarit gjendet 30 metra larg makinës

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në autostradën Vlorë–Fier, pranë fshatit Novoselë, ku për pasojë ka humbur jetën në vend një i ri 23-vjeçar.

Lexo gjithashtu:  Shabani u ben goditjen e forte deputeteve te PD! Publikisht u terhoqen, por ne privat me thane… Kush jane ata?

Sipas të dhënave paraprake, mjeti me targa AB009GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Rreth 30 metra larg pikës së përplasjes është gjetur pa shenja jete shtetasi Albi Hoxha, i datëlindjes 07.08.2002.

Lexo gjithashtu:  Pas thirrjeve për t’u bërë kryeministër, Marin Mema reagon publikisht

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e një personi tjetër të plagosur drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lexo gjithashtu:  ‘Do marrin LEKE në bankë!’ – Kush përfiton nga ‘skema e re e Qeverisë Rama

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Published inNews