Skip to content

Policia njoftim me rende per te gjithe qe kane nje mjet rrugor

Paraditen e sotme Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, kanë monitoruar hapësirat publike të zëna nga parkimet dyshe, ndërsa kanë dhënë paralajmëriin për shoferët duke u bërë me dije se kanë dy ditë afat për të liruar vendet e zaptuara nga makinat.

Në lidhje me këtë situatë, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj, ka theksuar se Bashkia e Tiranës evidentoi në total 75 vende ku hapësirat shfrytëzohen për parkime kundrejt pagesës.

Lexo gjithashtu:  VRASJA E CIFTIT NE LEZHE, Policia jep detajet e fundit: “U qelluan ne makine kur po benin...”

Në mes të lagjeve apo zonave të banuara, makina të shumta zënë vendet e parkimit të qytetarëve, ndërsa thuhet se parkimet janë zënë nga një individ i vetëm.

Për rrjedhojë Sulaj ka dhënë paralajmërimin për të gjithë individët që kanë zaptuar paligjshëmerisht hapësirat publike me mjetet e tyre, se ata kanë dy ditë afat për t’i mbyllur në mënyrë vullnetare; në të kundërt, do të përballen me ligjin.

Lexo gjithashtu:  E fundit, ja sa vite burg rrezikon shoferi pijanec qe vr*u 2 femijet e mitur ne Durres (Detaji i frikshem)

Ndërkohë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Elton Alushi, gjatë monitorimit ka theksuar se Policia e Tiranës është në proces të vazhdueshëm monitorimi dhe do të vijojë me procedimet penale ndaj çdo personi që tenton të bllokojë hapësirat publike me mjetin e tij.

Lexo gjithashtu:  Detaje rrëqethëse nga tragjedia e 27-vjeçarit shkodran qe humbi jeten! E trishte se cfare i kishte ndodhur

Ndërsa bëhet me dije se monitorimi do të vijojë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha qytetet e vendit për moslejimin e zaptimit të hapësirave publike të liruara më parë apo që do të tentohet të bllokohen rishtas.

Postimi i plotë: 

Published inNews