Skip to content

“Protestat po tkurren”, Florjan Binaj ngre alarmin: Njerëzit kanë frikë, u kanë mbetur “meme”-t

Aktivisti dhe aktori i njohur Florjan Binaj ka ngritur shqetësimin mbi rënien e aktivizimit në protesta. Sipas tij, sot protestat po tkurren dhe po humbasin rolin e tyre.

“Kam nostalgji për çdo protestë. Më vjen keq që ato po marrin formën e një pellgu gjithnjë e më të vogël dhe nuk janë më oazi ku lindnin idetë dhe veprimet”, u shpreh ai në emisionin “Oponencë”.

Lexo gjithashtu:  Aksident, mjeti motorrik bie nga një shkëmb shume i larte! Policia e gjen shoferin pa jetë (Foto)

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si reagimi qytetar është zhvendosur në rrjetet sociale, ku shpesh dominojnë debatet virtuale, meme-t dhe përplasjet online, ndërsa pjesëmarrja reale në protesta ka rënë.

Sipas Binajt, shtimi i profileve anonime në rrjetet sociale tregon një klimë frike, ku qytetarët shmangin shprehjen e hapur të mendimit për shkak të pasojave të mundshme. “Njerëzit kanë frikë të flasin, madje edhe të shprehen me emrin e tyre”, tha ai.

Lexo gjithashtu:  Agron Shehaj 'zë ngushtë' ministrin dhe i nxjerr te fshehten: U dh*** kur te erdhi SPAK ne zyre per 120 milionë euro të...

Aktivisti theksoi se kur mungon liria për të shprehur mendimin dhe bie rëndësia e vlerave, shoqëria përballet me kaos dhe pasiguri.

Ai solli në vëmendje disa nga protestat që i konsideron më të suksesshme në vend, si ato të studentëve, kundër armëve kimike dhe protestat e vitit 2022 për rritjen e çmimeve, duke shtuar se sot vendi po përballet sërish me të njëjtat problematika.

Lexo gjithashtu:  Godet tërmeti i fuqishëm, dhjetra viktima

Në fund, Binaj kritikoi qeverinë, duke e akuzuar për distancim nga qytetarët dhe mungesë interesi për vështirësitë e tyre ekonomike, ndërsa sipas tij, presioni ndaj qytetarëve lidhet kryesisht me interesat elektorale.

Published inNews