Skip to content

Sara Hoxha reagon per situaten ne Prime

Përballja mes Ledion Liços dhe Edisës në studion e “Big Brother VIP Albania”, ku moderatori hodhi poshtë me forcë çdo aludim për një pëlqim të mundshëm ndaj Brikenës ka shkarkuar shumë reagime.

Deklarata se në këtë format ka pëlqyer vetëm një bjonde, e cila nuk është konkurrente e këtij sezoni, ishte një dedikim i qartë për Sara Hoxhën.

Lexo gjithashtu:  Njè tèrmet me mágnîtudë 4.5 sîpas shkállës Rîhtèr gòdet Bòsnjë-Hèrcegovínën

Por një detaj interesant ka dalë në dritë pikërisht nga prapaskenat e këtij spektakli, pak para se kjo deklaratë të bëhej live.

Vetëm pak përpara kësaj deklarate, Sara Hoxha ka ndarë një postim në llogarinë e saj në Instagram, duke treguar angazhimin e saj të plotë si producente.

Ajo ka publikuar një foto të skenarit të spektaklit, ku duket qartë data e mbrëmshme, 7 prill 2026, dhe shënimi për episodin e 32-të të këtij sezoni, si dhe hyrja ku Ledioni përmend opinionistët dhe ish-banorët.

Lexo gjithashtu:  Pas qeverisë ka rusë dhe kinezë, fundi i Ramës ka ardhur

Mbi imazhin e skenarit, Sara ka shkruar me krenari: “32 episode, edhe 2 kanë mbetur”, duke paralajmëruar kështu afrimin e finales së madhe.

Lexo gjithashtu:  Te fundit, cdo ndodhe me Erion Veliajn!

Ky postim tregon qartë praninë dhe mbikëqyrjen e Sarës në prapaskenat e programit, fiks në natën kur u krijua ajo dinamikë në studio.

Fakti që ajo ishte aty duke ndjekur çdo detaj të skenarit dhe transmetimit, e bën reagimin e Ledionit përballë Edisës një sqarim të fortë publik për të mbyllur gojët e liga.

"Kam pëlqyer vetëm një bjonde në Big Brother"/

Published inNews