Skip to content

Qeveria nderron skemen e pensioneve ne vend

Qeveria po prezanton një model të ri ku fondet e pensioneve do të rriten përmes një skeme bashkëfinancimi mes shtetit dhe privatit.

Sipas propozimit të kryeministrit Rama, për çdo euro që punonjësi kursen vullnetarisht nga paga e tij, shteti do të kontribuojë me një euro shtesë në llogarinë e tij. Ky sistem synon të krijojë një fond të garantuar kursimesh që do të rritet gradualisht për të siguruar një pleqëri më të qëndrueshme.

Në takimin e Durrësit Rama e sqaroi më hollësisht këtë ndryshim të ri, ku ai tha: “Jemi në një kohë kur po flasim shpesh edhe për pensionet, është që këto paga janë paga të sigurta edhe në aspektin e sigurimeve shoqërore.

Pra, ata të cilët punojnë këtu dhe punojnë në këto realitete të reja të Shqipërisë punojnë për sot dhe sigurohen për nesër dhe këtu mbase është vendi për të shtuar vetëm diçka që ne jemi duke përgatitur një skemë të re për pensionet që nuk do ta zëvendësojë, por do ta pasurojë skemën aktuale duke i dhënë mundësi të gjithë punonjësve që duan të kursejnë më shumë për pensionin, që të vendosin në një fond të veçantë çfarëdolloj përqindje nga paga, të cilën shteti do ta shoqërojë me të njëjtën shumë.

Pra, nëse po themi dikush vendos që të nxjerrë nga paga 1 euro për ta vendosur çdo muaj në fondin e vetë të pensionit, që pastaj t’i shtohet në fund pensionit që ai do të marrë nga skema normale, shteti do të vendosë 1 euro tjetër dhe kështu do bëhen 2 euro dhe natyrisht kjo do të jetë e kombinuar, shteti për punonjës e shtetit, privati për punonjësit e vetë dhe kjo do të bëjë që fondi i pensioneve të fillojë pak nga pak të marri formë dhe të jetë një fond që garanton, qoftë ata që investojnë tek fondi, por garanton edhe lidhjen mes privatit dhe punonjësit, në një afat të gjatë sepse ajo që po shohim në këtë kohë kur teknologjia po bën transformime të mëdha dhe po zëvendëson njeriun në disa aspekte është njëkohësisht nevoja për burime shumë të specializuara njerëzore dhe në fund të ditës është shumë e qartë që robotët nuk do arrijnë dot të plotësojnë të gjitha nevojat për burime njerëzore të sipërmarrjes dhe prandaj çdo sipërmarrje sot është shumë e interesuar për punonjësit e specializuara apo për punonjës që janë të gatshëm të specializohen”.

Lexo gjithashtu:  Tronditese! Ndodh kthesa drastike që askush nuk e priste per cmimet e banesave, ‘cmenden’ çmimet!

Skema

Kujtojmë se më 4 nëntor 2025 Edi Rama njoftoi shtesat mbi pensionet që do të aplikohen për tre vitet e ardhshme. Por ndryshe nga tradita e shpërblimeve një herë në vit, këtë herë bonusi shpërndahet përgjatë 12 muajve. Vendimi, i miratuar në 30 dhjetor, zbuloi një sërë kufizimesh për përfitimin e bonuseve.

Lexo gjithashtu:  Banorja e BIg Brother Vip shokon me biseden, detajet e plota

Kush ka një pension mbi 40 mijë lekë nuk do të ketë asnjë qindarkë shtesë. Bëhet fjalë për afro 36 mijë pensionistë. Bonusin 1800 lekë në muaj do ta marrin vetëm ata që kanë pension deri në 40 mijë lekë, ku përfshihen pensionet urbane të plota, nënat me shumë fëmijë, dhe ata që marrin pension për profesion të vështirë si minator, naftëtar apo metalurg.

Kategoria e dytë me 800 lekë bonus në muaj, përfitohet nga ata që kanë të pension deri në 22 mijë lekë, ku bëjnë pjesë pensionet e pjesshme urbane apo pensionet sociale që përfitohen pasi mbushet mosha 70 vjeç. 1 mijë lekë do të marrin ata me pension deri në 18 mijë lekë, ku futen pensionet rurale, kurse ata që do të përfitojnë 600 lekë ose pensionet familjare nuk duhet të kenë të ardhura mbi 30 mijë lekë, si dhe grupi i fundit i përfituesve, ata me pension invaliditeti duhet të kenë deri 18 mijë lekë pension që të marrin shpërblimin mujor 700 lekë.

Nga ana tjetër, këto tavane, për përfitimin e bonusit, përbëjnë një kufizim më vete, për ata që kanë pensione në vlera të afërta me tavanet. Këta pensionistë nuk do e marrin të plotë kompensimin mujor.

Lexo gjithashtu:  Shkundet Tirana! Aksion urgjent, lëshohen 30 urdhërarreste për “KOKA”. Ja çfarë sapo u zbulua

Për shembull, nëse një qytetar ka pension 39 mijë lekë, e për pasojë do duhet të ishte përfitues i bonusit 1800 lekë në muaj, ai në të vërtetë, do të marrë vetëm 1 mijë lekë nga bonusi, në mënyrë që të mos kalojë tavanin prej 40 mijë lekësh. E po kështu dhe për rastet e ngjashme me tavanet e tjera.

Përfitues të këtyre bonuseve do të jenë edhe ata qytetarët të cilët lidhin pensionin gjatë këtij viti, sërish me kusht që mos kalojnë tavanet e caktuara në këtë vendim. Disa ditë më parë Rama tha gjithashtu se pensionet do të rriten progresivisht çdo vit, duke synuar trefishimin e tyre deri në vitin 2028 dhe katërfishimin në 2029.

“Kemi filluar një proces të pandalshëm rritje të pensioneve që do të sjellë çdo fillim viti, dyfishimin e rritjes. Pra, nëse në janar të këtij viti pensioni ju rrit X, në janar të vitit tjetër X-i do të jetë dyfish; në janarin e 2028-s X-i do të jetë trefish; në janarin e 2029-s X-i do të jetë katërfish dhe do të arrijmë në ato nivele që kemi marrë përsipër të arrijmë edhe me pensionistët”, tha ai ndër të tjera.

Published inNews