Skip to content

Detaje te reja nga ngjarja qe befasoi vendin

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një person dyshohet se ka vrarë me armë zjarri një tjetër në fshatin Verjon.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Eduart Afmataj, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje kunatin e tij, Artur Cangu, pas një konflikti mes tyre.

Sipas raportimit të mediave, mësohet se në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ka mbërritur një telefonatë, e cila dyshohet se është bërë nga vetë Eduart Afmataj. Ai ka deklaruar se disa persona të armatosur me çifte kanë qëlluar në drejtim të Artur Cangut.

Lexo gjithashtu:  Te shtunen ‘t*rbohen’ temperaturat, njihuni me parashikimin e motit nga sinoptikania Lajda Porja

Vrasja tronditëse në Nikël, gjendet trupi i viktimës!

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e personit të dyshuar si i vrarë ose i plagosur, i cili ende nuk është lokalizuar. Policia njofton me urgjence se personi eshte ne arrati dhe se gjithkush qe ka informacion te vihet ne dispozicion.

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me vrasjen që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Nikël, ku Eduart Afmataj, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri kunatin e tij, Artur Cangu, pas një konflikti mes tyre.

Lexo gjithashtu:  Babai i Selin NUK KURSEHET ndaj Mirit: Është...!

Policia bën me dije se po vijon punën për kapjen e autorit të këtij krimi, shtetasit Eduart Afmataj.

Ndërsa ende nuk dihen arsyet e plota për shkakun e kësaj ngjarje, ndërsa mediat raportojnë se është gjetur në fshatin Kurcaj në Nikël të Fushë-Krujës, trupi i pajetë i Artur Cungut.

Lexo gjithashtu:  Një tjetër përplasje e fortë ka shpërthyer jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”

Raportohet se viktima është gjetur i kthyer përmbys dhe me goditje plumbash në trup.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Published inNews