Skip to content

Aksident në aksin Vlorë-Himarë

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në aksin Vlorë-Himarë, në zonën e Llamanit.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Porsche”, i drejtuar nga shtetasi Gëzim Mejdi, 50 vjeç, banues në Sarandë, si dhe një motomjet tip “Honda”, i drejtuar nga shtetasi Kristofer Kokaveshi, rreth 26 vjeç.

Lexo gjithashtu:  Video/ Publikohen pamjet e rënda, momenti kur makina merr para këmbësorët në...

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur 26-vjeçari, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu:  Ja sa para do marrin pensionistet

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Published inNews