Skip to content

Ngjarje me te lenduar ne vendin tone

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në Vërtop, përgjatë aksit nacional Berat-Poliçan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi prej disa metrash.

Lexo gjithashtu:  “I kërkuan ti hidhte çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos, ja e vërteta e Tanit

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Toyota”, që udhëtonte nga Berat në drejtim të Poliçan, ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, një 40-vjeçar dhe dy vajzat e tij, të moshës 14 dhe 9 vjeçe, të cilët ndodheshin në automjet në momentin e aksidentit.

Lexo gjithashtu:  Tronditëse/ Tre vajza torturohen dhe vriten LIVE në TikTok

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lexo gjithashtu:  Permb*tjet, dyshohet se ka te vd*kur; Prej 12 orësh vijon operacioni për gjetjen e gruas e cila…
Published inNews