Skip to content

AKU bllokon 110 ton fruta dhe perime në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër këtë të shtunë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë bllokuar 110 ton fruta dhe perime.

Mësohet se kontrollet janë ndërmarrë në subjektin Elidon Bala, me aktivitet “trajtim/ambalazhim fruta-perime”.

Sipas AKU-së, gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje të rënda lidhur me respektimin e standardeve higjeno-sanitare, në ambientet ku trajtohet produkti ushqimor.

Lexo gjithashtu:  Ish ministri socialist befason: Armiku më i keq i Shqipërisë, jeni ju shoku Rama

Ndaj subjektit janë marrë një sërë masash, ku është gjobitur me 5 milionë lekë për mungesen kushteve higjeno sanitare. Ndërsa po ashtu subjekti i është bllokuar aktiviteti.

“Gjatë verifikimeve në terren janë konstatuar shkelje të rënda lidhur me respektimin e standardeve higjeno-sanitare, në ambientet ku trajtohet produkti ushqimor.

Për këtë arsye, AKU ka marrë masa administrative:

Lexo gjithashtu:  Lapaj krahason veten me Skenderbeun dhe Jezusin! Habit me deklaraten per te gjithe

Gjobë në vlerën 500,000 lekë, referuar Ligjit nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (i ndryshuar), bazuar në nenin 68, pika 1, gërma (h), për shkelje në kundërshtim me nenin 23, mosrespektimi i kërkesave ligjore mbi kushtet higjieno–sanitare për sigurinë dhe trajtimin e produkteve ushqimore;

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit prodhues, referuar Ligjit nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, neni 46, pika 1, si masë urgjente administrative në rastet kur konstatohet rrezik serioz për interesin publik dhe sigurinë ushqimore;

Lexo gjithashtu:  Elsa Lila rrefen jeten pas hekurave! Cnjerezore cfare i kane bere ne burg dhe sekreti per vrasjen e nenes me plumb ne koke

Bllokim i produktit në sasinë 110 ton, deri në përfundim të procedurave ligjore dhe vendimmarrjes për asgjesim, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mosrespektim të kushteve higjeno sanitare”, thuhet në njoftim.

Published inNews