Skip to content

De identiteti i viktimes

Ilir Zaka është 47 vjeçari që shkoi për të grabitur një shtëpi në Fieri dhe pasi ka ngecur në dritaren e banesës, ka gjetur vdekjen. Dyshimet janë se viktima ka tentuar të futet për të grabitur, por ka mbetur i bllokuar në kangjëllat e dritares për shumë orë dhe sot në mëngjes është gjetur i pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit, në një godinë banimi trekatëshe, pronari i së cilës nuk jetonte aty momentalisht sepse ishte larguar në Greqi për të qëndruar pranë fëmijëve.

Ka qenë vëllai i Uan Lules, i cili kur ka shkuar për të kontrolluar shtëpinë, ja gjetur Ilir Zakën të ngecur në dritaren e shtëpisë, të pajetë, dhe menjëherë ka njoftuar Policinë.

Trupi i 47 vjeçarit është dërguar në morgun e Fierit dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të konstatuar shkakun e qartë të vdekjes. Ngjarja tragjike ka shkaktuar habi për mënyrën sesi Ilir Zaka ka gjetur vdekjen, dhe dhimbje të familja e miqtë e tij.

Lexo gjithashtu:  Korreshi paralajmëron: Të dielën shpërthen protesta, qeveria rrezikon “trekëndëshin” nëse..

 

Në një prononcim të dhënë për mediat lokale, vëllai i zotit të shtëpisë është shprehur se hajdutin u gjeti i varur në dritare pa shenja jete, në momentin kur komshiu i cili kujdesej për banesën e Uan Lules, hyri brenda për të ushqyer qenin e shtëpisë dhe u përball me një pamje të frikshme.

Lexo gjithashtu:  Te gjithe thane se ‘martesa’ Brikena-Mateo ka marre fund, reagon për herë të parë banori i BBVA5 (Deklarata)

“Mirëpo këtu erdhi një komshi i cili vjen thuajse çdo ditë për të ushqyer vendin. Kur erdhi sot në mëngjes ai kishte gjetur një person  të ngecur në dritare. Me vrap lajmëroi Policinë, telefonoi dhe vëllain andej” u shpreh Nikollaq Lule.

Published inNews