Skip to content

Dhimbje e madhe! Ndahet nga jeta artisti i madh shqiptar, që ka lënë vepra të mëdha (Foto)

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare piktori i njohur Skënder Kamberi.

Me një jetë të dedikuar artit, Kamberi është cilësuar si një një nga “penelat” më të dalluara të pikturës shqiptare qysh prej fillimit të viteve ‘60.

Disa vepra të tij, kryesisht kompozime, sot ndodhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, përveçse në duart e mjaft koleksionistëve sqimatarë të pikturës. Veprat e tij kanë kapërcyer edhe kufijtë me ekspozita në Egjipt, Francë, Angli, Turqi, Itali, Greqi etj.

Lexo gjithashtu:  'E vrava, sepse ai me ka...', DALIN pamjet nga tragjedia te “Komuna e Parisit”, cfare ndodhi per tasin e proshutës

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, zjarrfikësi që rrezikoi jetën për të nxjerrë një grua të bllokuar në pallat rrëfen “tmerrin”

Lexo gjithashtu:  PAMJET - Aksion i madh policor, disa të arrestuar - Emrat

Ndër pikturat më me vlerë të Skënder Kamberit janë: tablotë kompozicionale “Ndihma e shokut” (1966), “Betimi i Vrana Kontit” (1968), “Kthimi i nëndetseve”, “Buka e duarve tona” (1976), “Në Belvedere në Vjenë sikur pashë Skënderbenë“ (1977), “Otranto, 1997” dhe portretin e luftëtarit Sali Vranishti (1971) dhe të poetes Maro Pasho (1973).

Lexo gjithashtu:  Alármi! Me 24 janar do te dígjet Tírana? Vjen paralájmerímí i fríkshem. Do te behet sí ne…

I lindur në Vlorë më 2 shkurt të vitit 1939, Skënder Kamberi mbaroi Artistik në vitin 1960 dhe vazhdoi Institutin e Lartë të Arteve ku u diplomua në vitin 1965.

Published inNews