Në një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni, publiku ka vënë re një detaj që nuk ka kaluar pa u diskutuar: Mateo Borrri është i vetmi nga finalistët që nuk ka marrë mundësinë për të rrëfyer “linjën e jetës”.
Gjatë një bisede mes banorëve, u përmend qartë kjo situatë. Miri dhe Rogerti janë shprehur se për Mateon nuk ka pasur “as linjë jete, asgjë”, ndërsa vetë Mateo reagoi duke theksuar se kjo nuk ka qenë zgjedhje e tij.
“Nuk e bëra unë, nuk e nxori produksioni”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se vendimi ka ardhur nga jashtë lojës së tij. Ty Miri ta nxori Linjen e jetes ndersa mua jo bravo te qofte i thote Mateo Mirit
“Si e di ti që i kam thënë të gjitha? Nuk kam treguar gjithçka, nuk kanë nxjerrë asgjë”, u shpreh Mateo, duke shtuar edhe më shumë dyshimet mbi këtë situatë.

Por ajo që e bën këtë çështje edhe më të ndjeshme është fakti se edhe Mateo ka pasur histori të forta për të ndarë me publikun. Ai vetë ka treguar se ka kaluar periudha të vështira në jetën e tij, duke përjetuar humbjen e një miku të afërt, Ildi Pajtoni, një ngjarje që e ka prekur thellë.
Në këtë kontekst, mungesa e “linjës së jetës” për të ka bërë që shumë ndjekës të shprehin pakënaqësinë e tyre, duke ngritur pyetjen: pse nuk iu dha edhe Mateos kjo mundësi, njësoj si banorëve të tjerë?
Megjithatë, pavarësisht kësaj situate, mbështetja për Mateon duket se nuk është lëkundur. Ai vazhdon të jetë një nga banorët më të votuar dhe më të komentuar, duke u konsideruar nga fansat si një nga pretendentët kryesorë për të fituar.
A është kjo një zgjedhje e qëllimshme e produksionit i cili mendon se Mateo konsumoi gjithcka me tregimet e tij, apo thjesht një rastësi? Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: debati për Mateon dhe mungesën e “linjës së jetës” është larg përfundimit.
