Skip to content

Njoftimi per protesten, policia njofton rrugët e bllokuara

Protesta e opozitës që do të mbahet të premten para Kryeministrisë do të nisë në orën 19:00. Lidhur me protestën, policia ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës kombëtare.

Sipas njoftimit te shpejte të policisë, i cili po shperndahet ne te gjitha mediat, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Lexo gjithashtu:  Pákîstán, nîsîn sùlmet ajròre kùndèr mîlîtántève me bázë në Afgánîstán

Mësohet se nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Lexo gjithashtu:  Aksident i rende, makina del nga rruga dhe futet ne lokal, duke i marre perpara te gjithe...(Foto)

“Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, Policia e Tiranës ka marrë masat për të devijuar qarkullimin e automjeteve përmes rrugëve alternative.

Policia iu bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Lexo gjithashtu:  Erion Braçe shkon i vetëm, shp*rthen në lot para trupit të pajetë të Nanos! Ja fjalet qe i tha prane arkivolit

Policia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprime të kundërligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike”, njofton policia.

Published inNews