Skip to content

E bujshme! GJKKO shpall fajtor deputetin demokrat

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të premte fajtor deputetin demokrat Bardh Spahia për veprën penale “pengim i ekzekutimit të vendimit të gjykatës”.

Sipas vendimit, Spahia është dënuar me 100 mijë lekë gjobë. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar një dënim më të lartë, prej 700 mijë lekësh gjobë.

Lexo gjithashtu:  Mos Prisni Mesnaten! Zbulojeni që tani! Ja lista e plotë e banorëve qe hyjne sot në shtepine e BIGUT

Çështja ndaj Spahisë nisi pas një kallëzimi të bërë nga ish-drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla. Ky i fundit pretendoi se ishte larguar nga detyra në mënyrë të padrejtë dhe, pavarësisht një vendimi gjykate për rikthimin në punë, nuk ishte riemëruar.

Lexo gjithashtu:  Cpo ndodh!? Vetem pak jave pasi fitoi Big Brother, Selin perfundon ne Gjykate? (DETAJET)

Sipas hetimeve, Bardh Spahia, në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës, nuk ka zbatuar vendimin e formës së prerë të gjykatës për rikthimin e Mollës në detyrë.

Lexo gjithashtu:  Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO

Published inNews