Skip to content

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së këtij qyteti, zbulohet arsyeja

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në Milot dhe në Laç, duke goditur disa ambiente të përshtatura për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në operacionin e koduar “Rastet” u zbuluan tre ambiente ku zhvilloheshin lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri, ndërsa në një prej tyre dyshohet se shpërndaheshin edhe lëndë narkotike.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT, Zarf per Selin Bollatin pasi ajo theu...! Mesazhi i FORTE per finalisten e pare te Bigut

Në pranga ranë Shkëlzen Preni, Dorjan Medha dhe Ylli Veseli, ndërsa u shpall në kërkim Pjetër Lleshi dhe një tjetër u procedua penalisht.

Policia sekuestroi 15 makineta, 3 tavolina pokeri, sasi kokaine e ndarë në doza, para dhe pajisje të tjera që shërbenin për këtë aktivitet të paligjshëm.

Pas zbulimit të këtyre ambienteve ka dhënë dorëheqjen nga detyra dhe drejtori i Policisë së Lezhës, Islor Islami. Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së tij.

Lexo gjithashtu:  Goditja nga drejtësia e Ballukut, anulohet takimi i madh qe ishte planifikuar te premten

“Operacioni u zhvillua pas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Zbulohen në Milot dhe në Laç, 3 raste ku kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri.

Lexo gjithashtu:  avokatja 26-vjeçare, pas padisë për borxhin 95.000 euro, djali e

Njëri prej ambienteve, gjithashtu i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 15 makineta, 3 tavolina për lojën “Poker”, sasi lënde narkotike Kokainë, shumë parash, si dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Arrestohen 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 (pronarë dhe/ose administratorë të ambienteve).”, njofton policia.

Published inNews