Skip to content

E rëndë në Tiranë, gjendet e pajetë në banesën e marrë me qira 28-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Tiranë, ku një 28-vjeçare u gjet pa shenja jete brenda një apartamenti të marrë me qira.

Banesa ndodhej në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetase e huaj.

Lexo gjithashtu:  Metèorologu parálajmëron: Ja dítët kur prítet të ríkthehen reshjet e shíut dhe dèborës

Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

“Policia e Tiranës bën me dije se trupi i pa jetë i një shtetaseje të huaj , R. T., 28 vjeçe, është gjetur në një apartament me qira ditore në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Lexo gjithashtu:  E gjitha për një…/14-vjeçari i merr jetën nënës së tij

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 28-vjeçarja e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lexo gjithashtu:  Cfarë ka Edi Rama poshtë sediles kur shkon në Surrel?
Published inNews