Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bulgarec, në Korçë, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti mes të rinjsh.
Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur brenda një lokali në fshat, ku janë përfshirë disa të rinj. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive banale.
I plagosuri ka marrë dëmtime në trup, në pjesën poshtë krahut dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Ndërkohë, autori i dyshuar, një 18-vjeçar është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit të Korçës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
