Skip to content

Borë në Prill! Çmendet moti në Shqipëri, metereologët japin njoftimin urgjent, ja çfarë na pret

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit, duke zbardhur fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë orëve të fundit.

Pamjet nga këto zona tregojnë një rikthim të papritur të dimrit, ku trashësia e borës në disa vende ka arritur disa centimetra.

Lexo gjithashtu:  Qeveria merr vendimin per te na hequr ‘paranë kesh’! Vjen lajmi i bujshem

Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet vendore, deri në këto momente nuk raportohen problematika apo vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Rrugët kryesore mbeten të kalueshme, ndërsa strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se reshjet vijojnë me intensitet më të lartë.

Megjithatë, reshjet e borës në këtë periudhë konsiderohen të pazakonta, pasi ndodhemi në mes të stinës së pranverës. Aktualisht, shumë pemë frutore ndodhen në fazën e lulëzimit, çka i bën ato të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta dhe ngricave të mundshme.

Lexo gjithashtu:  LAJM I MIRË që në mëngjes! Ulje DRASTIKE e çmimit, për herë të parë Nafta dhe Benzina kushton…

Ekspertët e bujqësisë paralajmërojnë se një ulje e mëtejshme e temperaturave mund të ndikojë negativisht në prodhimin e këtij sezoni.

Nga ana tjetër, fermerët në zonë kanë nisur edhe mbjelljen e kulturave bujqësore, përfshirë pataten.

Lexo gjithashtu:  Lajm fantastik! Italia miraton planin për 500 mijë punëtorë të huaj në tre vitet e ardhshme

Sipas specialistëve, deri në këto momente nuk raportohen dëme të konsiderueshme në këtë kulturë, por situata mbetet për t’u monitoruar në vazhdimësi, pasi kushtet atmosferike mund të ndikojnë në zhvillimin normal të bimëve.

Top Channel

Published inNews