Skip to content

Vëllezërit Veshaj nisin emisionin e tyre, e fillojnë me një “thumb” të hapur për Ledion Liçon! Tani askush nuk do na

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe me shumë dinamika në ekranin e Top Channel, përfshirë edhe formatin e “Big Brother VIP”, Romeo dhe Donald Veshaj janë rikthyer sërish për publikun, por këtë herë me rregullat e tyre.

Dyshja ka lancuar projektin e tyre më të ri të pavarur, një media online e quajtur X-Media. Kjo platformë do të përfshijë rubrika dhe formate të ndryshme, ku vëmendjen kryesore e merr emisioni i tyre i përjavshëm “Më lër të mbaroj”, i cili do t’i rikthejë vëllezërit në moderim çdo të shtunë.

Lexo gjithashtu:  Vladimir Putin vesh uniformën ushtarake dhe kërcënon botën me ‘Çernobilin fluturues’

Mirëpo, ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve ka qenë pikërisht biseda hapëse mes dy vëllezërve në puntatën e parë.

Ata nuk kanë humbur kohë për të hedhur një “thumb” mjaft të qartë dhe të drejtpërdrejtë, që rrjeti e ka interpretuar menjëherë si një goditje ndaj Ledion Liços dhe produksioneve të kaluara ku ata kanë qenë pjesë.

Lexo gjithashtu:  Rama merr vendimin: Rruga e Kombit pa pagesë…

Gjatë shkëmbimit të batutave për të festuar këtë nismë të re, Donaldi dhe Romeo u shprehën hapur:

Donaldi: “S’na censuron njeri këtu Romeo.”
Romeo: “Ke të drejtë.”
Donaldi: “Vetë Zot, vetë shkop. Gëzuar dhe urime. Sa kohë kisha që e prisja këtë…”

Lexo gjithashtu:  Jo vetëm ftohtë! Tani pritet edhe ...

Kjo deklaratë e fortë për ndjesinë e lirisë, mungesën e censurës dhe të qenit “zot i vetvetes”, tregon qartë se binjakët kanë pasur pakënaqësi të mbartura nga eksperienca e fundit.

Me këtë lëvizje, ata kanë zgjedhur të hapin një kapitull të ri, duke e nisur rrugëtimin e tyre me një mesazh të prerë për ata që kanë lënë pas.

Published inNews