Skip to content

E TRISHTE – Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij Gentjana u vranë sot në Lezhë, 1 muaj më parë ishin…

Kreshnik Mujeci, i cili mbeti i vrarë sot së bashku me bashkëshorten e tij, Gentjana, gjatë një atentati në Balldren të Lezhës, është një nga protestuesit kundër resortit që pritet të ndërtohet në zonën e Rrjollit.

Çifti, i cili kishte 4 fëmijë, po udhëtonte me automjetin e tyre tip “Audi Q7” në momentin kur është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Mjeti është gjetur i shoshë nga plumbat, ndërsa dyshohet se autorët kanë organizuar një pritë të mirëfilltë, duke vepruar në mënyrë të koordinuar.

Lexo gjithashtu:  Ajo i kërkoi ndarjen, burri vret me thikë vajzën e re

Kreshnik Mujeci njihej në zonë si një person aktiv në jetën komunitare. Ai organizonte çdo vit festën e Shën Markut në fshatin Koljakaj, një aktivitet që synonte bashkimin e banorëve dhe promovimin e harmonisë ndërfetare.

Nga ana tjetër, ai ishte i angazhuar edhe në çështje që lidhen me mbrojtjen e pronave në zonën e Rrjollit, ku kishte marrë pjesë në protesta duke bërë thirrje për rezistencë ndaj asaj që konsiderohej si cenim i tokave të banorëve.

Lexo gjithashtu:  Deshmia - Kush e tradhtoi “Momën” dhe vdekja e mistershme e informatorit

Burime bëjnë me dije se Mujeci ka pasur edhe precedentë penalë. Në vitin 2016, ai dhe vëllezërit e tij janë akuzuar për vrasjen e Gegë Mëhillit, i njohur ndryshe si Gent Pjetri, një ngjarje që ka sjellë përplasje dhe hasmëri mes grupeve rivale.

Lexo gjithashtu:  FAT i cmendur deri me 7 Shkurt! Preken PARATE dhe DASHURIA ja shenjat me fat

Hetimet për atentatin e sotëm janë në zhvillim, ndërsa një nga pistat kryesore ku po përqendrohen autoritetet lidhet pikërisht me konfliktet e mëparshme dhe hakmarrjen e mundshme.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa priten detaje të tjera në vijim mbi këtë ngjarje të rëndë.

Published inNews