Skip to content

Vr*sja makabre qe la jetim 4 femije! A mund te ishte parandaluar krimi? Del per here te pare detaji shokues

Gazetarja Xhensila Kodra, e ftuar në nje studio televizive, ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Balldren të Lezhës, ku një çift bashkëshortësh u ekzekutua me armë zjarri në një atentat të dyshuar me sfond hakmarrjeje.

Sipas saj, një prej të dyshuarve, Adriano Mhillaj, ka qenë nën vëzhgimin e policisë për një periudhë kohe, pasi më herët ishte shpallur në kërkim për një konflikt të armatosur në Shkodër.

Lexo gjithashtu:  E rëndë/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë (Video)

“Gjithçka nis nga Adriano Mhillaj. Pak muaj më parë, për shkak të një konflikti në Shkodër, ai ishte shpallur në kërkim dhe nuk ishte ndaluar nga policia. Gjatë kësaj kohe është mbajtur nën vëzhgim dhe përgjim,” u shpreh Kodra.

Lexo gjithashtu:  ‘Merre ose lëre’: SHBA i sjell Tiranës ultimatum për NATO-n 2.0 pa Europën! Ku duhet të shkojë Shqipëria?

Sipas saj, hetimet tregojnë se në këtë periudhë Mhillaj dyshohet se ka komunikuar me kushëririn e tij, Florian Mhillaj, duke planifikuar një vrasje, por pa qenë ende e qartë për hetuesit se kush ishte objektivi.

Lexo gjithashtu:  Skándal në Bíg Brother VIP Kosova: Alba kërkon të lárgohet, godet derën e rrëfímit dhe qan me dènesë, produksíoni e ínjoron

Gazetarja shtoi se ngjarja mund të ishte parandaluar nëse arrestimi i tij do të ishte kryer më herët nga policia e Shkodrës, pasi sipas saj, përgjimet kanë treguar përgatitje për një atentat që nuk ishte zbuluar në kohë.

Published inNews