Skip to content

Iu arrestua i dashuri ne Brazil, Elvana Gjata ben reagimin qe trondit te gjithe (VIDEO)

Ka marrë fund arratia për Ervin Matën, i cili ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për trafik kokaine dhe përfshirje në ngjarje kriminale. 39-vjeçari Mata është arrestuar në Brazil, aty ku fshihej duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Mediat vendase shkruajnë se Mata u kap në një lokal, pasi policia mori informacione se një person i shpallur në kërkim po lëvizte në atë zonë. Atij i janë sekuestruar dy aparate celularë dhe dokumente.

Lexo gjithashtu:  Lajmi i fundit, arrestohet ambasadori

Sipas policisë, Mata tentoi të paraqitej si shtetas paraguaian, por u identifikua nga forcat e rendit, të cilat dispononin të dhëna dhe imazhe të tij. Pas verifikimit të identitetit, ai u dorëzua pa rezistencë.

Por, ajo qe ka terhequr vemendjen ka qene Elvana Gjata, e dashura e Ervin Mates, e cila prej kohesh jeton ne SHBA, ku edhe punon per artin e saj. Ajo ka postuar, vetem doren e saj ne instagram, ku tregon nje tatuazh ne formen e diellit dhe nje mikrofon.

Lexo gjithashtu:  Tërmet i fuqishëm 6.1 balle godet kete vend! Dalin pamjet e tmerrit, banoret me urgjence...

Fansat e kane komentuar kete postim si nje mesazh te koduar per te dashurin e saj, nderkohe qe ka pasur dhe nga ata te cilet pretendojne se ata jane ndare gjate kohes qe Ervin Mata ishte ne arrati dhe ajo ka postuar per qejfin e saj.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Procedohet nga forcat e rendit ish drejtori i madh!

Gjithsesi, ky postim sic shikohet edhe ne foton me poshte, ka tronditur shume ndjekes, te cilet e kane ndjekur Elvanen nder vite dhe dine cdo detaj te jetes se saj, pavaresisht se ajo vete eshte treguar shume diskrete ne kete drejtim.

Po  ashtu policia braziliane ka postuar dhe nje video per arrestimin e Ervin Mates, duke treguar qe ai nuk ka bere rezistence gjate arrestimit.

Published inNews