Skip to content

Ndryshim në Policinë e Tiranës, Skënder Hita emëron shefin e ri i Komisariatit Nr. 6

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka bërë një ndryshim në drejtimin e një prej komisariateve në kryeqytet, duke emëruar në krye të Komisariatit Nr. 6 në Tiranë, Alban Hoxha.

Lexo gjithashtu:  Hëna e re e janarit, Cm*nduri, Zbuloni si i Ndryshon FATI cdo shenje! Disa do...

Ai zëvendëson në këtë detyrë Edvin Peci, bën me dije gazetarja Xhensila Kodra.

Alban Hoxha vjen në këtë pozicion nga detyra e shefit të Sektorit të Krimeve në Volum në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Më herët, ai ka mbajtur funksione të rëndësishme si shef i antidrogës dhe i operacionales, si dhe detyra të tjera drejtuese në qarkun e Fier dhe në Shkodër.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende po ndodh ne familjen e Liridona Ademajt, ata kane nje lutje

Ky emërim vjen si pjesë e riorganizimeve të brendshme në strukturat e Policisë së Shtetit në Tiranë, pas marrjes së detyrës së kryepolicit nga Skënder Hita.

Lexo gjithashtu:  Izraeli nis sulme ajrore në bastionin e Hezbollahut në Bejrut
Published inNews