Skip to content

Perplasje e frikshme ne vend, nderron jete nje person

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar rreth orës 16:25 në aksin “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur fillimisht me automjetin e drejtuar nga shtetasi V. X., dhe më pas me një tjetër mjet të drejtuar nga shtetasi E. Gj.

Lexo gjithashtu:  “Brezi i ri nuk po blen dot shtëpi”, Trump jep lajmin e madh per uljen e çmimeve të banesave..

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në spitalin rajonal të Shkodrës pasagjeri Z. M., që ndodhej në automjetin e drejtuar nga A. M. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë tre persona të tjerë, përfshirë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lexo gjithashtu:  Sapo e dhane me shpejtesi te gjitha mediat, lajmi i madh i shumepritur!

Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. X. dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e aksidentit, ka humur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Z. M., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A.M., dhe janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu:  “E jotja sjam jon jam e”- Brikena e rrefen hapur, ‘refuzon’ Mateon

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Published inNews