Skip to content

Marrëveshja me SHBA, Rama jep SUPER LAJMIN: Do të furnizohemi me…

Nga Berlini ku ndodhet për të çelur ekspozitën e tij të re, kryeministri Edi Rama njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm natyror për 20 vitet e ardhshme.

Projekti përfshin transformimin e TEC-it të Vlorës nga naftë në gaz, duke rritur prodhimin e energjisë dhe sigurinë energjetike të vendit.

“Pas investimit domethënës për plotësimin dhe transformimin e TEC-it të Vlorës, një strukturë e cila ka nevojë të plotësohet me komponent tjetër, por që ishte ndërtuar të punonte me naftë dhe do të punojë në fakt me gaz, Shqipëria do të furnizohet me gazin e lëngshëm amerikan për një periudhë 20 vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit të saj energjetik”, u shpreh Rama.

Lexo gjithashtu:  “Në Iran është shkatërruar thuajse çdo gjë”, Trump paralajmëron Spanjën

Sipas tij, kjo nismë do të sjellë investime të reja dhe do të rrisë kapacitetet për sektorë si qendrat e të dhënave dhe inteligjenca artificiale.

Lexo gjithashtu:  Çudit vajza e Silvinjos/ Tregon për futbollistin e Kombëtares: Ky djalë, mua më...

“Bashkë me këtë burim energjie do të rritet ndjeshëm edhe volumi i investimeve të reja, si edhe kapaciteti i Shqipërisë për të ushqyer me energji qendrat kompjuterike të të dhënave apo programet e inteligjencës artificiale, që do të përcaktojnë dekadën e ardhshme”, theksoi kryeministri.

Lexo gjithashtu:  Sùper yll e bukur/ 23 vjèçarja në Sùkth î jep fund jètës, arsyeja e trîshtè që fshîhet pás

Rama theksoi se Vlora do të bëhet një nyje e rëndësishme për shpërndarjen dhe eksportin e gazit përmes lidhjes me gazsjellësin Trans Adriatic Pipeline.

“Vlora do të kthehet kësisoj në një nyje të rëndësishme, qoftë për shfrytëzimin, por qoftë edhe për eksportin e gazit përmes Tap-it, sepse pjesë e kësaj marrëveshje është dhe investimi për lidhjen me tubacion të Vlorës me Fierin ku ndodhet dhe gazsjellësi Transadriatik”, tha Rama.

Published inNews