Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Nigritës në Greqi, i njohur si burgu famekeq, ku gardianet vrane shqiptarin Ilia Kareli nga dhuna e ushtruar ndaj tij, pikerisht ne vitin 2014.
Kete here mesohet se ka pasur nje konflikt mes te burgosurve, i cili nisi mes një romi dhe një algjeriani, të cilët mbaheshin në qelinë disiplinore për shkak të së kaluarës së tyre të keqe. Shumë shpejt, të burgosur të tjerë u përfshinë në incident, ndërsa situata doli jashtë kontrollit.
Sipas te dhenave paraprake, ne sherr jane perfshire edhe te burgosur shqiptare, por nuk ka informacion nese ka pasur ndonje te plagosur prej tyre, pasi deri tani dihet vetem per viktimat.
Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve, një i burgosur me origjinë palestineze humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër nga Iraku, i plagosur rëndë, u transportua me urgjencë në spital, ku më vonë ndërroi jetë.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës në qelitë disiplinore të institucionit, ku dyshohet se ishin përfshirë rreth dhjetë të burgosur. Pas shpërthimit të konfliktit, forcat e sigurisë së burgut ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll dhe për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.
Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura shkaqet e sherrit apo rrethanat që çuan në përshkallëzimin e dhunës.
“Mesditën e sotme, të dielën, më 3 maj 2026, shpërtheu një përleshje midis afërsisht dhjetë të burgosurve, të cilët mbaheshin brenda qelive disiplinore të Qendrës së Paraburgimit Nigrita në Serres.
Menjëherë, oficerët e burgut, pasi panë sherrin, ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe për të ndarë personat e përfshirë, duke dhënë njëkohësisht ndihmën e parë, ndërsa u thirr edhe një stacion i EKAB. Incidenti rezultoi në plagosjen e rëndë të dy të burgosurve të huaj, njëri prej të cilëve vdiq në vend, ndërsa i dyti u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur.
Një ekspert mjeko-ligjor u thirr në vendngjarje, ndërsa Prokurori kompetent u njoftua për incidentin.
Një hetim paraprak po kryhet për incidentin nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve në Serres, ndërsa është urdhëruar edhe një hetim disiplinor për të hetuar rrethanat e incidentit”, njoftoi policia greke.
Sa i perket vrasjes se shqiptarit Ilia Kareli ne kete burg, mediat greke shkruanin ne ate kohe se brenda qelisë ku ndodhi makthi i hakmarrjes së punonjësve të burgut ndaj Ilia Karelit u regjistruan akte tronditëse dhune.
Në shkresën e prokurorisë zbulohen detaje rrëqethëse për mënyrën sesi përfundoi i burgosuri shqiptar i Ilia Kareli. Ai u torturua nga zyrtarët e burgut në Nigrita.
Kareli sapo kishte mbërritur në burgun e Nigritas, ku u dërgua pak ditë pasi kishte vrarë me thikë në burgun e Malandrinos, gardianin grek, Jorgos Cironis. Në burgun e Nigritas, gardianët grekë e rrahën pa mëshirë, duke i shkaktuar vdekjen, që të hakmerreshin për vdekjen e kolegut të tyre.
