Skip to content

Aksidenti që mori jetën e dy fëmijëve dhe plagosi rëndë një tjetër në Durrës, dëshmitarët: E kemi paralajmëruar shoferin

Një tragjedi është shënuar sot në lagjen 15 të Durrësit, ku dy fëmijë janë përplasur për vdekje nga një makinë, ndërsa një tjetër i mitur ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Dëshmitarët i kanë treguar korrespondentes së Top Channel Vali Qyrfyçi momentet e tmerrit në vendngjarje.

“Shteti është për të vënë gjobat. Patrullat vënë gjoba në autostrada, nuk vijnë këtu të kontrollojnë lagjet. Kush i kthen më këta? Shteti gjobit kur nuk është për të gjobitur, jo ata që janë në faj. Duke luajtur letra në trotuar ishin”, u shpreh një nga dëshmitarët.

Lexo gjithashtu:  “Ta hëngsha buzën” – Mateo nuk përmbahet, reagimi i Brikenës habit (VIDEO)

“Ishin fëmijët e lagjes sonë. Shoferi iku me vrap. Unë s’kam parë në jetën time kështu. Tre fëmijë”, tregon një tjetër.

Lexo gjithashtu:  Fundjava rikthen reshjet e shiut/ ‘Cmendet’ motit, ja sa priten të shkojnë temperaturat

“Nuk ka më keq se kaq. Tragjedi e madhe. Shteti duhet të marrë masa menjëherë. Ne të gjithë natën rrimë pa gjumë. Këtë gjë e ka bërë gjithmonë ky shoferi”, tha një banori i zonës.

“Asnjë nuk ka ardhur në këtë zonë. Asnjë nuk na e hap telefonin. Edhe video i kemi çuar. Kur marrim policinë e zonës, ata thonë “merr një tjetër”. Ka qenë problematik. I kemi thënë gjithmonë “mos, mos””, tha një banori i lagjes.

Lexo gjithashtu:  Shoferi i linjës Përmet-Korçë gjobitet 500 mijë lekë për 10 bukë pa faturë

“Ka edhe shumë veta të tjerë, janë bërë jetët e njerëzve si pula. Kështu do e fusin Shqipërinë në Europë këta. Fëmijët janë të lagjes”, tregon dëshmitari tjetër./Top Channel

Published inNews