Skip to content

Përlot shqiptarët mësuesja e 2 fëmijëve: Prindërve u janë tharë lotët, ajo që më panë sytë te një prej familjeve pashë që…

Mësuesja e dy fëmijëve që ndërruan jetë dje tragjikisht në Durrës pas incidentit fatkeq në një prononcim për emisionin Shqipëria Live për Top Channel, është shprehur se prindërve u janë tharë lotët nga dhimbja.

“Një situatë për  të cilën nuk japim dot shumë komente. Përpos heshtjes, kuptojmë dhimbjen e familjarëve por dhe atyre që i njihnin. Në momentin kur hyra në familjen e parë, në familjen e zotit Ermal, të cilin e takova dhe personalisht, cfarë vë re, është se nuk ka lot.

Lexo gjithashtu:  Del emri i personit te dyshuar qe i mori jeten nenes se tij

Atëherë kur nuk ka lot, fillon të kuptosh se sa mban zemra e një babai, zemra e një nëne. Është një dhimbje e pafundme. Njerëz që hynin e dilnin, të bën përshtypje që në çdo ngushëllim, nuk fliste askush. Ngushëllimet ishin me pohim me kokë, si për të thënë që edhe ne jemi bashkëfajtorë.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ne oret e vona, detajet

Përpos gjithë dhimbjes që po përjetojmë, sepse është dhimbje kombëtare. Jemi bashkëfajtorë se ndonjëherë duke i dashur t`i shkëpusim fëmijët nga rrjetet sociale i themi dil e luaj jashtë, por ku i lëmë jashtë? Sa siguri kanë aty? Dhe në një moment të bukur venitet gjithçka,” tha ajo.

Published inNews