Skip to content

policia i shkon në banesë dhe dhnon të moshuarën, avokati nxjerr pamjet

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Golemit, një territor që prej kohësh është shoqëruar me konflikte të forta dhe shpeshherë të dhunshme për çështjet e pronësisë. Këtë herë, në qendër të akuzave nuk janë vetëm palët në konflikt, por edhe vetë efektivët e Policisë së Shtetit.

Sipas materialeve të bëra publike nga avokati Arben Llangozi, efektivë të Komisariatit të Kavajës kanë ndërhyrë ditën e sotme në banesën e një të moshuare, ku dyshohet se ndaj saj është ushtruar dhunë verbale dhe fizike. Në pamjet e publikuara e moshuara shfaqet e shtrirë përtokë, në gjendje të rënduar shëndetësore, madje sipas avokatit dhe në gjendje të fikëti.

Lexo gjithashtu:  Ju del emri si spiun i sherbimeve sekrete! Arben Malaj i pervishet Baton Haxhiut dhe i zbulon detajet e renda

Në vend që të garantohej mbrojtja e saj, në video duket se efektivët e policisë e tërheqin dhe e ngrejnë me forcë, me qëllim shoqërimin drejt komisariatit.

Sipas denoncimit, ndërhyrja lidhet me një konflikt pronësie, një problematikë e përsëritur në këtë zonë bregdetare. Fotot e publikuara më pas tregojnë duart e të moshuarës të gjakosura, çka ka shtuar reagimet dhe shqetësimin publik mbi mënyrën e ndërhyrjes së autoriteteve.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet e vazhdueshme për pronat në Golem, ku përplasjet mes qytetarëve dhe palëve pretenduese shpesh kanë degraduar në dhunë.

Vetëm pak muaj më parë, një tjetër episod i rëndë u shënua në këtë zonë, ku shtetasi Rexhep Ademi u dhunua brutalisht nga dy persona, duke u tërhequr zvarrë dhe goditur me mjete të forta.

Lexo gjithashtu:  E tmerrshme ne vend, vajza gropos nenen per arsyen shokuese, ndihmohet nga 'shoku' shqiptar (FOTO)

“I vdekur që i vdekur jam… Nënën ma vranë, dajën ma vranë, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Tani, do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë vdes këtu. Do bëj grevë këtu në rrugë, deri në vetëflijim”, është shprehur Ademi më herët, ndërkohë që protestat e tij para SPAK duke kërkuar drejtësi kanë vijuar.

PAMJE TË RËNDA! Skandal në Golem për pronat, policia i shkon

Rexhep Ademi-foto arkiv
Published inNews