Skip to content

I FUNDIT – babai pas 3 vitesh i del para dhe vret të riun

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Kretë, ku një 54-vjeçar ka vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në zonën e Gazi, Heraklion.

Lexo gjithashtu:  Flet për herë të parë Artur Shehu qe shiti Zvernecin: E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec

Raportohet se autori fajësonte të riun për humbjen e jetës së djalit të tij tre vite më parë, në një aksident automobilistik.

Mediat helene bëjnë me dije se 20-vjeçari kishte qenë në drejtimin e automjetit ku ndodhej edhe djali i 54-vjeçarit, i cili humbi jetën në atë aksident.

Lexo gjithashtu:  Aksident në Lushnjë-Fier/ Makina ‘fluturon’ në ajer

Që prej asaj kohe, autori dyshohet se mbante përgjegjës të riun për tragjedinë familjare, ndërsa ditën e sotme e ka qëlluar katër herë me armë zjarri në mes të rrugës.

Lexo gjithashtu:  Hyn në fuqi vendimi – Përfitim i madh për shqiptarët që lëvizin në Europë

Pas krimit, 54-vjeçari është paraqitur vetë në polici, ndërsa autoritetet greke po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Published inNews