Skip to content

Zbardhen detaje te reja te ngjarjes qe tronditi jugun

Makina e biznesmenit Rexhep Ismaili ka mbetur në mes të rrugës, përpara karburantit që ai dhe vëllezërit zotëronin në kryqëzimin e fshatit Gjashtë të Sarandës, ndërsa Policia e ka rrethuar me shiratat “skenë krimi”, raporton newsbomb.al.

Grupi hetimor ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit të 66 vjeçarit dhe ajo që mësohet me dije paraprakisht, është se bëhet fjalë për një konflikt të çastit që ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Fuoristrada Audi RSQ8 në mes të rrugës në Gjashtë,

Rexhep Ismaili është ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të enjte

Rexhep Ismaili është konfliktuar me disa persona dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit duke e qëlluar me një plumb në kokë.

Lexo gjithashtu:  Si përplasja mes dy shokëve në Angli solli 5 vrasje të bujshme, njëra u zbulua sot

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 përpara karburantit “Vëllezërit Ismaili”, në kryqëzimin apo rrethrrotullimin e Gjashtës (vendasit e njohin zonën edhe si Qafa e Gjashtës për shkak të terrenti dhe rrugës automobilistike që përshkon kodrën.

Lexo gjithashtu:  E nisën me Artan Hoxhën! Athina riaktivizon ofensivën ndaj Shqiperise, plani grek “ultimatum” për Ramën

Fatkeqësisht, predha ka rezultuar fatale dhe biznesmeni dhe kryetari i degës lokale të Shoqatës Patriotike “Çamëria” ka ndërruar jetë në vendngjarje. Familjarë dhe banorë të zonës janë tronditur nga ngjarja dhe po japin dëshmi për të ndihmuar në hetime.

Newsbomb.al ka siguruar një fotografi të viktimës, ndërsa ekzekutimi makabër i tij ka tronditur qytetin e Sarandës, i cili tashmë është futur zyrtarisht në sezonin veror dhe mirëpret pushues dhe turistë të shumtë.

Fuoristrada Audi RSQ8 në mes të rrugës në Gjashtë,

Rexhep Ismaili dhe makina e tij ne rrugen para karburantit ne Gjashte, Sarande

Mësohet se Rexhep Ismaili me origjinë është çam dhe gjashtë vite më parë, në 2020, është zgjedhur kryetar i Degës së Patriotike Atdhetare “Çamëria”, në Sarandë. Ai gëzonte respekt në qytetin bregdetar dhe deri tani, dyshimet janë se vrasja ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Lexo gjithashtu:  Moti/ Metereologia: Gëzojuni Nëntorit, ja cfare do ndodhe nga Dhjetori

© Newsbomb.al

Published inNews