Skip to content

Incident tjeter ne vendin tone

Një tjetër incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku sipas denoncimeve të mbërritura në redaksinë tonë, një motorrist ka përplasur dy fëmijë rreth 9-10 vjeç. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes.

Lexo gjithashtu:  Çfarë parashikohet për përkeqësimin e ri të motit që është në prag

Sipas qytetarëve, njëri prej fëmijëve ndodhet në spital, ndërsa banorët e zonës shprehen të alarmuar nga mënyra sesi lëvizin mjetet dhe motorët në një nga lagjet më të populluara të kryeqytetit.

“Po na trembin të nxjerrim fëmijët nga shtëpia”, shkruan qytetari që ka kontaktuar JOQ, duke kërkuar që rasti të bëhet publik dhe të hetohet më tej.

Lexo gjithashtu:  Përplasje mes vëllezërve në “Shihemi në Gjyq” - Ja cfarë ndodhi

Burime jozyrtare pretendojnë se personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin mund të jetë korrier në zonë, ndërsa banorët po kërkojnë pamje kamerash nga bizneset pranë vendngjarjes për të rindërtuar momentin e përplasjes.

Lexo gjithashtu:  Meri Gjini sjell parashikimin e bujshem te muajit Janar

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia lidhur me rrethanat e ngjarjes apo gjendjen shëndetësore të fëmijëve JOQ

Published inNews