Skip to content

Pronari shqiptar i ndjek me shkop

Një tentativë grabitjeje në një minimarket në Selanik ka përfunduar në mënyrë të pazakontë, pasi pronari shqiptar i biznesit reagoi menjëherë dhe detyroi autorët të largoheshin pa marrë asgjë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:15, në zonën e Vardarit, kur dy të rinj me fytyrat e mbuluara dhe me kapuç hynë në dyqan me qëllim grabitjen.

Lexo gjithashtu:  Përmbytje vd*kjeprurëse në kete vend, mbi 100 humbin jeten

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat greke, autorët tentuan të frikësonin pronarin për të marrë paratë dhe sendet me vlerë, por nuk e prisnin reagimin e tij. Shqiptari, i armatosur me një shkop, u përball menjëherë me ta duke i sharë në shqip dhe duke i ndjekur jashtë ambientit të minimarketit.

Lexo gjithashtu:  Shqetesim ne Tirane! Ambasada e SHBA blindohet deri ne dhembe, ja çfarë po ndodh

“Hajde këtu të q*fsha ropt”, dëgjohet t’u bërtasë ai autorëve në video, ndërsa i ndjek pas. Të rinjtë, u detyruan të largoheshin me vrap pa arritur të grabisnin asgjë.

Lexo gjithashtu:  Çfarë po ndodh? MBYLLET aeroporti kryesor ne Gjermani, shkak akulli i zi

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen e mediave në Greqi, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Published inNews