Skip to content

Vendimi i fundit! Bashkia e Tiranës ka një lajm të mirë për pensionistët: Shtohen…

Bashkia e Tiranës do të shtojë pikat e shpërndarjes së aboneve falas për pensionistët. Lajmin e dha kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak.

Do të shtohen pikat e shpërndarjes së aboneve. Pikat e shërbimit janë të hapura thuajse 16 orë në ditë. Kemi shtuar jo vetëm numrin e ditëve kur aboneja shpërndahet, por edhe numrin e pikave. Shpresojmë që kjo do të ketë një efekt pozitiv sa i përket radhës dhe ngarkesës. Nuk bëhet dot me librezat e pensionit pasi bileta është e një tjetër lloj dokumentacioni”, deklaroi Ristani.

Lexo gjithashtu:  Kërcënohen dy krerët e SPAK?! Vjen levizja urgjente per Klodian Brahon dhe Altin Dumanin

Ristani u shpreh se në vijim Bashkia e Tiranës do nisë punë për ndërtimin e një sistemi të ri për të adresuar këtë problematikë në mënyrë më digjitale.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ne aksin kryesor ne vend

“Bashkia e Tiranës po drafton termat e referencës për një sistem të ri, që do të adresojë këtë gjë në një mënyrë më koherente dhe më digjitale, dhe të shmangim radhët për kohën në vijim. Fatkeqësisht tani jemi të lidhur me një mënyrë të bërit të sistemit dhe po mundohemi ta optimizojmë me shtimin e pikave për shpërndarje”, theksoi Anuela Ristani.

Lexo gjithashtu:  Alarm për motin, stuhia polare mbërrin brenda pak orësh, ja zonat që do të mbulohen nga dëbora
Published inNews