Skip to content

Lajm i mire, rikthehet treni ne Tirane, nga stacioni i autobusave ne rrethe deri ne…

Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë parashikohet të kushtojë 1.5 mld lekë, pa TVSH teksa Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për ndërtimin e segementit, si pjesë e linjës Durrës–Tiranë–Rinas.

Projekti parashikon ndërtimin e një segmenti hekurudhor prej rreth 4.2 kilometrash, që do të lidhë Terminalin e Transportit Publik, pranë kthesës së Kamzës me Stacionin Qendror në kryeqytet.

Lexo gjithashtu:  Luiz Ejlli e “djeg” rrjetin me reagimin e tij për Dojnën – ja si e thumbon me të njëjtat fjalë të saj! (FOTO)

Linja, e konceptuar me një shinë dhe e dedikuar kryesisht për transport urban dhe interurban, do të përfshijë dy ndalesa ndërmjetëse, ndërsa trenat ndërqytetës do të përfundojnë udhëtimin në terminal dhe nuk do të hyjnë në qendër.

Projekti përfshin ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore, si mbikalim mbi Unazën e Madhe, si dhe nënkalime e mbikalime për këmbësorët. Linja hekurudhore ndjek pjesërisht trase ekzistuese dhe më pas integrohet në Bulevardin e Ri të Tiranës, duke u përshtatur me zhvillimin urban të zonës.

Lexo gjithashtu:  Brikena thot lajmin qe asnje fans nuk e priste

Në segmentet brenda qytetit parashikohet ndarje nga trafiku rrugor, ndërsa në disa zona trenat do të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për arsye sigurie dhe integrimi urban. Në total, ndërhyrja prek mbi 70 mijë metra katrorë tokë dhe rreth 120 objekte, ndërsa synimi kryesor mbetet ulja e trafikut, ndotjes dhe rritja e rolit të transportit publik në kryeqytet.

Lexo gjithashtu:  Ish-banorja ka bere nje zbulim te papritur!

Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që sipas autoriteteve elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3 – mujorin e parë 2027.

Published inNews