Skip to content

Tronditese! Sapo u mesua se Shqiptarët mund të japin 200 mijë lekë në vit për…

Kryeparlamentari i Shqipërisë, Niko Peleshi ka dorëzuar në Komisionin e Venecias një kërkesë për opinion mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”.

Referuar njoftimit të bërë nga Komisioni i Venecias mësohet se Peleshi ka kërkuar vlerësimin e tyre në lidhje projektligjin përmes së cilit synohet të arrihet rregullimi i kuadrit ligjor për financimin e subjekteve politike në Shqipëri.

Lexo gjithashtu:  Pas mesnate, bota mban sytë nga Irani: Çfarë do të bëjë sonte Trump?

Ndërsa bëhet me dije se projekt opinioni në fjalë pritet të diskutohet e miratohet në Sesionin e 147-të Plenar të Komisionit të Venecias, që do të zhvillohet më 12, 13 qershor 2026.

Nga ana tjetër, në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore u prezantua ditën e sotme projektligji që rregullon financimin e partive politike jashtë periudhave zgjedhore.

Lexo gjithashtu:  ‘Më në fund kemi…’ Donald Trump sapo e dha lajmin e madh që prek edhe shqiptarët

Ndër dispozitat kryesore të projektligjit mbetet dhe neni 7, përmes së cilit parashikohen ndalime të plota për kategori të caktuara individësh apo subjektesh që nuk ofrojnë ndihma financiare ose materiale për partitë politike.

Projektligji në fjalë parashikon:

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT - Amerikanet zbarkojne ne SPAK pas rastit Balluku, konfirmohet se edhe dy ministra jane...(Detajet)

-çdo dhurim mbi 500 mijë lekë të realizohet vetëm përmes sistemit bankar;

-shtetasit shqiptarë mund të dhurojnë deri në 200 mijë lekë në vit;

-personat fizikë të regjistruar sipas legjislacionit tatimor deri në 500 mijë lekë;

-personat juridikë deri në 1 milion lekë në vit kalendarik.

Shqiptarët mund të japin 200 mijë lekë në vit për

Published inNews