Skip to content

Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP (Video)

Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë në Ferma VIP për lidhjen e saj të dikurshme me këngëtarin e njohur Flori Mumajesin, duke zbuluar se kanë qenë bashkë për dy vite e gjysmë.

Fermerja tregoi se marrëdhënia mes tyre ka qenë zyrtare, pra të fejuar.

Biseda nisi te një nga këngët e Florit që po dëgjohej në fermë, ndërsa Moza e pyeti Sonin nëse kishte ndonjë afeksion të veçantë për artistin.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rëndë në kryeqytet, gjendet i pajete një person

Mos ma shaj Florin”, iu përgjigj ajo me humor. “Është ishi im. Dy vite e gjysmë bashkë”, vijoi më tej.

Pjesë nga biseda:

Moza Ahmeti: Po kjo kënga e kujt është?

Soni Malaj: E Florit.

Moza Ahmeti: Ah ndaj është si anemike.

Soni Malaj: Mos ma shaj Florin!

Moza Ahmeti: Jo jo, por ka bërë shumë këngë ndaj. Pse e personalizove ti? Ke ndonjë afeksion?

Lexo gjithashtu:  3 javë nga vdekja e vëllait! Menaxheri i Gjestit zbulon detajet e forta per këngëtarin: Ja cfare po u ndodh

Soni Malaj: Është ishi im. Dy vite e gjysmë bashkë. Ka vite si histori. Kemi qenë zyrtarisht.

Moza Ahmeti: Beqar është tani apo i lidhur?

Soni Malaj: Ai në punë të vetë tani, unë në timen.

Moza Ahmeti: Po rishikojeni.

Soni Malaj: Jo jo.

Moza Ahmeti: E di çfarë i kam punuar njëherë Florit. Kishte kaluar kohë pa u parë. I binte një makinë borisë, kthej kokën unë e njoha, por bëra sikur se njoha. Ishte shëndoshur shumë.

Lexo gjithashtu:  Broja s'do jete me pjese e Kombetares? Flet Silvinjo

Soni Malaj: I shkon shëndeti.

Moza Ahmeti: Edhe thashë do i bëjë lojë këtij. Jam filani më tha. Jo i thashë unë çne. Ti je i shëndoshë. Ik i thashë, unë s’të njohë fare. Ah ça ka për të më bërë ai mua.

VIDEO

Published inNews