Skip to content

Nga “Kapedani”, te “Dimri i fundit” e “Tomka me shokët e tij”, shuhet njeriu i madh i filmave, i kushtoi mbi 50 vite të jetës së tij artit shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të premte. Piktori i njohur shqiptar, Shyqyri Sako, një prej emrave më të rëndësishëm të skenografisë dhe pikturës së filmit në vend, i cili për më shumë se pesë dekada i dha artit shqiptar një kontribut të vyer dhe të pazëvendësueshëm, ka ndërruar jetë.

I njohur ndryshe si “piktori i filmave”, Shyqyri Sako ishte një nga artistët që hodhi themelet e estetikës dhe fizionomisë së dekorit në kinematografinë shqiptare. Me një karrierë mbi 50-vjeçare, ai mbetet një figurë e spikatur e Kinostudios “Shqipëria e Re”, ku punoi nga viti 1962 deri në daljen në pension në vitin 1997.

Lexo gjithashtu:  Kërkohet DORËHEQJA e Ramës! Peticioni merr përmasa galopante, ja sa kanë firmosur…

Shyqyri Sako lindi në vitin 1937 në Kolonjë. Hapat e parë në artin e vizatimit i mori në Korçë, pranë emrave të njohur të pikturës shqiptare si Guri Madhi dhe Vangjush Mio. Më pas kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ndërsa në vitin 1958 nisi studimet e larta në Institutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike, ai u rikthye në Tiranë, ku përfundoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve si piktor filmi.

Lexo gjithashtu:  Urani futet në Binjakë pas 84 vitesh/ Këto 3 shenja të horoskopit iu ndryshon jeta, pritet kthesa e madhe në

Karriera e tij artistike nisi në vitin 1963 me filmin “Detyrë e posaçme”, për të vijuar më pas me dhjetëra produksione të rëndësishme të kinemasë shqiptare. Ai realizoi skenografi, kostume dhe afishe filmash që sot konsiderohen pjesë e trashëgimisë artistike dhe kulturore shqiptare.

Ndër filmat ku Shyqyri Sako dha kontributin e tij si piktor dhe skenograf renditen: “Njësiti Gueril”, “Kapedani”, “Rrugë të bardha”, “Dimri i fundit”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Mësonjëtorja”, “Fundi i një gjakmarrjeje”, “Shpella e piratëve”, “Përdhunuesit” dhe shumë të tjerë.

Lexo gjithashtu:  Perplasje e forte ne lokal, mbeten viktima 3 persona dhe plagosen disa te tjere

Puna e tij u vlerësua edhe me medalion në Festivalin e 4-t të Filmit Shqiptar për realizimin e dekoreve dhe rekuizitave në filmin “Mësonjëtorja”, një prej veprave më të dashura të kinemasë shqiptare.

Përveç punës në film, Sako krijoi edhe një pjesë të rëndësishme të koleksionit të afisheve shqiptare të filmit, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike për brezat që do të vijnë.

Published inNews