Deputeti socialist Erion Braçe përmes një video në rrjetet sociale ka denoncuar një rast të ndotjes së rrugëve në kryeqytet.
Braçe ka denoncuar hedhjen e mbeturinave në rrugën “Myslym Shyri”, një nga zonat më të frekuentuara në kryeqytet. Në videon e publikuar nga deputeti shfaqen dyshekë të hedhur, rroba dhe mbetje të tjera, teksa Braçe shprehet se kushdo që i ka lënë ashtu është i papërgjegjshëm. Ai shton se këto mbeturina janë një vatër infeksioni, prandaj duhen marrë masa për të pastruar dhe dezinfektuar vendin.
Kjo është një vatër infeksioni me minj që lëviznin nëpër plehra; JO VETËM DUHET PASTRUAR MENJËHERË-është në ballinë të rrugës më të frekuentuar në këtë qytet, POR EDHE DUHET DEZINFEKTUAR, DEZISNSEKTUAR!”, shkruan Braçe.
