Skip to content

Drejtori i Policisë lëshon URDHËRIN e prerë qe na prek te gjitheve: E patorerueshme! Godisni…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar forcimin e masave për të goditur shitjen e lëndëve narkotike pranë shkollave, kryesisht në gjimnazet e vendit.

Mësohet se përmes një telegrami drejtuar drejtorive vendore të policisë dhe departamenteve, Hita ka kërkuar rritjen e sigurisë në institucionet arsimore dhe ndërhyrjen e menjëhershme ndaj shpërndarësve të drogës brenda perimetrit të shkollave.

Lexo gjithashtu:  Lajmi FUNDIT- Cifiti i njohur i Big Brother Vip te fundit peson aksident te rende (VIDEO)

Ky urdhër erdhi pas analizës së problematikave gjatë vitit shkollor 2024-2025 dhe pas shqetësimit të një prindi, i cili raportoi se fëmijës së tij i ishte ofruar kanabis pranë një gjimnazi në kryeqytet.

Lexo gjithashtu:  Sa rrezîkon Shqîpëria nga sùlmet e Iranit? Reagon Ambasada Amerîkane në Tiranë

Hita ka kërkuar kryerjen e kontrolleve periodike dhe të befasishme, jo vetëm me patrulla të dukshme, por edhe me agjentë civilë.

Gjithashtu, efektivët duhet të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me oficerët e sigurisë në shkolla dhe me drejtuesit e institucioneve për nxënësit problematikë, për të adresuar konflikte, mbajtjen e armëve të ftohta, si dhe identifikimin e subjekteve që tregtojnë produkte të ndaluara si alkool dhe duhan për të rinjtë nën 18 vjeç.

Lexo gjithashtu:  Veprimet e pa kontrolluara që ka bërë në 24 orët e fundit
Published inNews