Skip to content

Tërmeti fuqishem dridh fort token, banorët largohen nga shtëpitë

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi sot rajonin Ica në Perunë jugore, duke shkaktuar shqetësim të madh tek popullsia, sipas autoriteteve të cilat theksojnë se deri më tani nuk janë raportuar dëme të konsiderueshme materiale.

Lexo gjithashtu:  Teoria që po ‘çmend’ rrjetin/ Nostradamusi parashikoi ngjarjet me Iranin?

Tërmeti ndodhi në orën 12:57 sipas orës lokale. Epiqendra ndodhet 41 km në jug të qytetit të Ica-s, kryeqytet i rajonit me të njëjtin emër me një popullsi prej 453,000 banorësh, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 81 km, siç njoftoi Instituti Gjeofizik Peruan (IGP).

Lexo gjithashtu:  Lajmi i fundit, jepet njoftimi urgjent se cfare pritet te ndodhe ne Tirane me 8 maj!

Sipas mediave peruane, shumë banorë lanë shtëpitë dhe dyqanet e tyre në Ica në panik. Tërmeti u ndje edhe në kryeqytetin Lima, rreth 400 kilometra nga epiqendra.

Lexo gjithashtu:  Brikena në lot, premtimi i Rogertit: Nuk të lë vetëm kurrë

Peruja ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, ku kryqëzohen pllakat tektonike dhe aktiviteti sizmik dhe vullkanik është intensiv.

Published inNews