Skip to content

Shqiptari përplas për vd*kje vajzën e tij 2-vjeçare në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje tragjike ka tronditur ditën e sotme Italinë ku një vajzë 2-vjeçare raportohet se është përplasur për vdekje aksidentalisht me makinë nga babai i saj në oborrin e shtëpisë së tyre.

Sipas mediave vendase mësohet se tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bollengo, pranë Ivreas në Torino.

Bëhet fjalë për vogëlushen shqiptare, Elodie Kullafi, e cila u përplas nga babai i saj, 29-vjeçari Intrit Kullafi, i cili po lëvizte makinën mbrapsht në oborr për të dërguar të bijën në çerdhe.

Lexo gjithashtu:  Kush janë 3 deputetët e Berishës që do t’i bashkohen partisë së Ilir Metës…

Pavarësisht se prindërit e dërguan menjëherë drejt spitalit në Ivrea për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht 2-vjeçarja nuk arrit të mbijetonte.

Lexo gjithashtu:  Lajm urgjent! Kompania e njohur ajrore anullon mijëra fluturime

Për më shumë se një orë bluzat e bardha u përpoqën që ta mbanin gjallë, por pa sukses.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të tragjedisë që ka tronditur jo vetëm familjen shqiptare, por edhe komunitetin ku ata jetonin prej vitesh.

Mësohet se familja Kullafi ishte e integruar prej kohësh në zonë dhe nuk kishte fëmijë të tjerë.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Trondit Moska: Tani jemi në luftë me…

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe kryebashkiaku i Bollengos, Luigi Ricca, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjen, duke deklaruar se kjo është “një dhimbje për të gjithë komunitetin”.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Kullafi për humbjen tragjike të vajzës së tyre.

Published inNews