Skip to content

Aksident tragjik ne vend, humb jeten nje grua, po kalonte rrugen

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur si “Ura e Spatharit”.

Sipas burimeve nga vendngjarja, shtetasja Heidije Bajrami, rreth 65 vjeçe, është përplasur nga një automjet tip “Toyota”, që drejtohej nga shtetasi Xheladin Omeri.

Lexo gjithashtu:  “Shihemi jashte...”, Ilir Shaqiri ben deklaraten ‘e cmendur’ ne Ferma VIP dhe me pas thote...

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar të moshuarës plagë të rënda.

65-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit bashkiak të Librazhdit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë.

Lexo gjithashtu:  Doli me zarf të zi, Keijsi REAGON pas largimit nga Bigu Shqiptar

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit po merret në pyetje lidhur me dinamikën e ngjarjes.

Lexo gjithashtu:  Deputetja e PS, Zegjinja reagon ndaj Dea MISHEL
Published inNews