Skip to content

Drejtori i larte i qeverise ben kallezimin e forte ne polici: “Rama” me mori video… Me kerkoi 60 mije euro per…. Zbardhen detajet e plota

Kledis dhe Kujtim Muzhaqi, babë e bir u arrestuan një ditë më parë pasi akuzohen se përmes mashtrimit do t’i merrnin një zyrtari të rëndëisshëm një shumë prej mijëra eurosh.

E teksa nga Policia e Shtetit deri më tani nuk ka ardhur një reagim i plotë sa i përket kësaj ngjarje, burime për mediat kanë bërë me dije se babë e bir kishin përdorur emrin e kryeministrit Edi Rama me qëllim që të fusnin në grackë zyrtarin.

Ka qenë pikërisht Infonews e cila ka njoftuar dhe skemën që Kledis dhe Kujtim Muzhaqi kishin ndjekur për t’i “ rrjepur” mijëra euro.

Gjithçka nisi me një mesazh të pazakontë që mbërriti në aplikacionin e enkriptuar SIGNAL, në telefonin e një drejtori të një ndërmarrjeje të madhe shtetërore.

“Si jemi me objektivat?”, shkruhej në mesazhin që vinte nga një numër i panjohur. Ndërkohë që pas këtij mesazhi, ai është marrë me video call dhe në momentin kur dhe është përgjigjur në kran ishte shfaqur pikërisht kryeministri Edi Rama, me syzet e tij të kuqe të cilat herë pas here shfaqet dhe në publik.

Telefonata zgjati për shumë pak, por e mjaftueshme që babë e bir të fusnin në grackë drejtorin dhe ky i fundit të besonte se ishte pikërisht kryeministir Edi Rama ai që e kishte telefonuar.

Menjëherë pas kësaj telefonate një tjetër mesazh mbërriti në telefonin e drejtorit në të cilin shkruhej: “Rama jam, më dërgo 60 euro në Elbasan. Komuniko me këtë numër”.

Lexo gjithashtu:  Nëse lufta vazhdon, kompanitë ajrore mund të falimentojnë brenda një muaji

Hetuesit dyshojnë se bëhej fjalë për 60 mijë euro, shumë që mashtruesit synonin që t’i merrnin drejtorit. Fillimisht ai u besoi dy mashtruesve babë e bir, mirëpo më pas telefonoi Policinë e Shtetit ku dhe nga hetimet rezultoi se bëhej fjala për një mashtrim dhe se imazhi i kryeministrit ishte gjeneruar me AI.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë duke vijuar, ndërkohë që ministri i Brendshëm Besfort Lamallari i pyetur ditën e sotme sa i përket kësaj ngjarje preferoi që të qëndronte më i tërhequr duke mos dhënë më tepër detaje nga ato që Policia e Shtetit bëri me dije përmes një reagimi zyrtar.
Published inNews