Skip to content

Trnditëse në vend, persona të paidentifikuar dhnojnë drejtorin e ketij institucioni

Ramir Haderi, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, është dhunuar barbarisht pak minuta më parë në kryeqendrën e veriut. Ai është ndaluar nga persona të paidentifikuar deri tani dhe rrahur me sende të forta.

Lexo gjithashtu:  Dhjetori nuk sjell mrekulli, por PARA të vërteta! Këto janë shenjat që do ta kenë BEKIM muajin

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” të Shkodrës dhe Ramir Haderi, siç raportohet, ndodhet në spitalin rajonal dhe ka plagë të rënda në kokë dhe në trup, raporton newsbomb.al.

Shërbimet e Policisë së Shtetit janë njoftuar menjëherë për dhunimin e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe një grup hetimor i posaçëm është ngritur për të zbardhur ngjarjen dhe rrethanat e saj.

Lexo gjithashtu:  'Kane lindur me kemishe...' Zbulon shenjat e horoskopit qe FATI do u 'shp*rtheje'

Paraprakisht, dyshimet janë se dhunimi barbar i Ramir Haderit lidhet me punën e tij në kryeqendrën e veriut, sepse institucioni ka ndërmarrë kontrolle dhe verifikime të shumta në biznese e subjekte të tjera për zbatimin e kushteve higjeno-sanitare të tregtimit.

Lexo gjithashtu:  Dalin pamjet/ Momenti kur Noka hedh shishen e ujit në drejtim të Ballës: Do të rrjep si keç!

© Newsbomb.al

Published inNews