Skip to content

Aksident tragjik/ Humbin jetën 4 persona pasi makina përfundoi në flakë, detajet e para

Një aksident tragjik me pasoja të rënda ka ndodhur në qarkoren Radishan–Prishtinë–Mirkovcë, ku katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture të tipit BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Lexo gjithashtu:  Sapo u dha lajmi i pabesueshem per motin: Prisni fundjaven...

Sipas informacioneve të deritanishme, goditja ka qenë jashtëzakonisht e fortë, duke bërë që vetura BMW të shpërthejë menjëherë në flakë.

Katër personat që ndodheshin brenda automjetit nuk kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa makina është djegur pothuajse tërësisht.

Lexo gjithashtu:  Mateo merr goditjen e forte nga produksioni i Big Brother? Ja cfare ndodh sonte ne Prime

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, edhe kamioni ka dalë jashtë rrugës.

Deri më tani nuk ka informacione të plota për gjendjen e shoferit të kamionit apo për identitetin e viktimave.

Lexo gjithashtu:  Koha ka ndalur për të! Rishfaqja e Xhoana Nanos pas shumë vitesh në Shqipëri, ja si duket tani gruaja e ish- kryeministrit (FOTO)

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, zjarrfikës dhe ekipe emergjente, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie të rëndë rrugore.

Published inNews