Skip to content

E frikshme Shqiperi, gruaja merr thiken dhe tenton të futet ne Gjykate. Ajo qe i ndodh me pas eshte tronditese!

Një incident i rëndë është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku një grua ka tentuar të hyjë brenda godinës duke mbajtur me vete një thikë. Sipas raportimeve të gazetarit Enrik Mehmeti, ajo është konstatuar menjëherë nga forcat e sigurisë, të cilët kanë ndërhyrë duke mos e lejuar të futet në gjykatë.

Lexo gjithashtu:  Klodiana Lala ndan lajmin e FORTE: Ja ku do godase SPAK, fundosen zyrtaret e...

Pas ndërhyrjes së punonjësve të sigurisë, gruaja është neutralizuar dhe mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e policisë. Ende nuk janë bërë të ditura motivet që e shtynë të ndërmerrte këtë veprim.

Lexo gjithashtu:  Plas keq në Fan Club

Ngjarja rikthen në vëmendje shqetësimet për sigurinë në institucionet e drejtësisë, sidomos pas atentatit tragjik në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-gjyqtari Astrit Kalaja. Në rastin e Vlorës, reagimi i shpejtë i forcave të sigurisë shmangu një situatë që mund të kishte pasoja të rënda.

Lexo gjithashtu:  “Hapet thesi” për shqiptarët! Edi Rama jep lajmin e madh: Do iu japim kartën që të blini çfarë të iu duhet, jo vetëm pension por dhe

Gruaja është shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa pritet që organet kompetente të zbardhin rrethanat dhe arsyet e këtij incidenti.

Published inNews