Skip to content

Shteti i fal Ivanka Trumpit zonën e Zvërnecit? Rama reagon me URGJENCE!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debateve dhe protestave që kanë shpërthyer së fundmi për projektet turistike të parashikuara në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit.

Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e kompanisë së teknologjisë “Albanian Digital Solution”, Rama i cilësoi si të pavërteta pretendimet se shteti shqiptar po fal prona publike në zonën e Zvërnecit.

Lexo gjithashtu:  URGJENTISHT per Zarf te Zi!! Ina-Stenaldos: "O manjak qe sheh cdo femer..."! Degraduese...

Sipas kreut të qeverisë, toka për të cilën është ngritur polemika nuk është pronë shtetërore, por private prej shumë vitesh. Ai theksoi se investitorët e përfshirë në projekt nuk kanë përfituar pasurinë nga shteti, por e kanë marrë atë nga pronarë privatë.

Rama deklaroi se shteti shqiptar nuk zotëron asnjë pronë në pjesën e projektit që lidhet me Zvërnecin, ndërsa sqaroi se situata është ndryshe në rastin e ishullit të Sazanit, ku shteti ka ende rol dhe përfshirje direkte përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve.

Lexo gjithashtu:  E FRIKSHME: Alarmohen shikuesit! Banorja e Big Brother në gjendje të rëndë (Video)

Kryeministri bëri me dije se negociatat për projektin në Sazan nuk kanë përfunduar ende dhe se shteti shqiptar do të jetë pjesë e këtij investimi. Ai insistoi se procesi po ndiqet në mënyrë institucionale dhe në bashkëpunim me investitorët.

Lexo gjithashtu:  “Mos ma shkel syrin”/ Selin shpërthen ashpër ndaj Mirit: Kërmill që lëpihesh…

Megjithatë, kryeministri i hodhi poshtë këto akuza, duke i konsideruar si lajme të rreme dhe duke këmbëngulur se projekti në Zvërnec nuk përfshin dhënie apo falje të pronave shtetërore.

Published inNews