Skip to content

Pas TERMETIT, nje tjeter ngjarje e rende ne shtetin fqinj. Nderrojne jete babe e bir (Detajet)

Një aksident tragjik ka tronditur qytetin e Patrës në Greqi. Raportohet se një 20-vjeçar dhe babai i tij 46 vjeç humbën jetën pas një përplasjeje të rëndë me motor në zonën e Rios.

Sipas informacioneve paraprake, motori me të cilën udhëtonin babë e bir doli nga rruga dhe u përmbys për arsye që ende nuk janë sqaruar nga autoritetet.

Mediat greke raportojnë se përplasja me barrierën mbrojtëse ka qenë jashtëzakonisht e fortë. Si pasojë e plagëve të marra, 20-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë, 46-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin Universitar të Patrës në Rio, por nuk mundi t’u mbijetonte dot t’u plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Lexo gjithashtu:  “Puthje në buzë me vëllain” – konkurentes i ndodh e papritura pas pamjeve

Në vendin e aksidentit u krijua situatë e rënduar, ndërsa qarkullimi i automjeteve u ndërpre përkohësisht për të mundësuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës. Ambulancat transportuan të plagosurit drejt spitalit, por përpjekjet e mjekëve rezultuan të pasuksesshme për 46-vjeçarin.

Lexo gjithashtu:  E fundit! “Çmendet” moti në Pranverë/ E pabesueshme! Reshje dëbore në këtë zonë të Shqipërisë…

Sipas të dhënave të deritanishme, të dy viktimat mbanin helmeta mbrojtëse në momentin e aksidentit. Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta që çuan në këtë tragjedi familjare.

Kujtojme se sot, Greqia është goditur sot (31 maj) nga tërmeti i radhës, duke shkaktuar panik tek banorët, por pa të lënduar.

Lexo gjithashtu:  Zуrtаrе/ Еdi Rаmа рrеmtоn ndryshіmіn е mаdh: Në Shqipëri рër hеrë të раrë dо të ndоdhë kјо…

Lëkundjet me forcë 3.5 ballë të shkallës Rihter ndodhën mesditën e së dielës, në perëndim të Kasosit.

Sipas Institutit Gjeodinamik , epiqendra e tërmetit ndodhet 20 km në perëndim të Kasosit, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 10 kilometra.

Nga lëkundjet sizmike nuk raportohen të lënduar por vetëm gjendje paniku te qytetarët, teksa po vlerësohet nëse ka dëme materiale.

Published inNews