Një ngjarje qytetare ka ndodhur në Shkodër, ku një punonjës i Policisë Rrugore në shërbim ka gjetur në rrugë një portofol të humbur nga një turist i huaj.
Pas verifikimeve, efektivi bëri të mundur identifikimin e pronarit të portofolit, një turist austriak. Më pas, punonjësi i Policisë Rrugore ia dorëzoi portofolin me dokumentet dhe shumën e parave.
Një rast i tillë tregon profesionalizmin e lartë të treguar nga punonjësi i policisë.
Njoftimi i Policisë:
Gjatë paradites së sotme, në lagjen “Parrucë”, në qytetin e Shkodrës, një punonjës i Policisë Rrugore në shërbim, ka gjetur në rrugë, një portofol.
Pasi ka kryer verifikimet, punonjësi i Policisë ka bërë të mundur identifikimin e pronarit të portofolit, shtetas austriak, ka komunikuar me të dhe i ka dorëzuar portofolin me dokumente dhe një shumë parash.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vlerëson dhe inkurajon sjellje të tilla, që pasqyrojnë përkushtimin, integritetin dhe korrektësinë e punonjësve të Policisë së Shtetit në shërbim të komunitetit.
